Aktuale

Kabineti qeveritar i Kosovës anulon pjesëmarrjen në Vlorë

Kabineti qeveritar i Kosovës nuk do të marr pjesë në aktivitetet që ishte paraparë të mbahen në Vlorë me rastin e 105 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Arsyeja e anulimit për të marr pjesë në këtë ceremoni është mos pjesëmarrja e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj pasi që ai është kthyer në Kosovë sepse sot do të takohet me një zyrtare të lartë të shtetit amerikan.

Në aktivitetet e Vlorës do të marr pjesë vetëm presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ndërsa atij në Tiranë do t’i organizohet një pritje shtetërore nga presidenti Ilir Meta.

Ndryshe dje në Korçë është mbajtur mbledhja e dy Qeverive ku janë nënshkruar 13 marrëveshje me interes për të dy shtetet ndërsa është vendosur që mbledhja e ardhshme të mbahet në qytetin e Pejës./KosovaPress/