Rajon & Botë

Kabineti i Erdogan po i rrisin mustaqet si lideri turk (Foto)

Kabineti i Rexhep Taip Erdogan po tregojnë mbështetjen për liderin e tyre duke i rritur mustaqet për t’u përshtatur me presidentin.

Elita e zgjedhur në Turqi tani përmban 27 meshkuj me mustaqe, duke i lënë vetëm tre të “rruar” – duke përfshirë ministren e vetme femër.

Edhe ata që më herët rruanin mustaqet kanë filluar që t’i mbajnë ato për t’u përshtatur me pamjen e bosit të tyre.

Mustaqet e stilit të Erdogan janë bërë shumë të popullarizuara në mesin e ministrave të qeverisë nga Partia me rrënjë islamike për Drejtësi dhe Zhvillim, ose AKP, para referendumit thelbësor të dielën ku pritet të zgjerohen fuqitë e presidentit.

Fotografitë e publikuara në internet, para dhe pas, shfaqin kabinetin e Erdogan me mustaqe të rritura.