Aktuale

Kabashi-Ramaj: Qeveria duhet të ketë plan të reagimit kombëtar

Qeveria e Kosovës duhet të fokusohet që në të ardhmen të bëhet draftimi i ligjit për strategji kombëtare, të sigurisë, pastaj të rishikohet plani i reagimit për nevoja emergjente në vend e të rikuperohet emergjenca civile.

Kështu thotë Besa Kabashi –Ramaj, drejtoreshë në Qendrën për Hulumtim, Dokumentim dhe Publikim, e cila tha se koncepti i sigurisë kuptohet si siguria ndaj shtetit.Sipas saj, në konceptin klasik armiku ka qenë i definuar. ‘’Së fundi heshtja e terrorizmit është më prezentë. Duhet të ndërrojë koncepti i sigurisë.

Është dëshmuar se mungesa e sigurisë shoqërore, e cila është e definuar si aftësi për t’i dhënë qytetarëve siguri”, tha ajo për televizionin publik. Kabashi-Ramaj theksoi se për Kosovën është çështja e mossistemit të strukturave të sigurisë. “Qeveria e ardhme duhet të ketë plan të reagimit kombëtar”, tha Kabashi –Ramaj.