Drejtoresha e QHDP, Besa Kabashi-Ramaj, ka thënë sot se në Kosovë ka dështuar zhvillimi i demokracisë për shkak se nuk ka qytetarë aktivë.
Ajo këto komente i bëri me rastin e prezantimit të punimit me temën “Destabiliteti politik në Kosovë, Implikimet për sigurinë humane të Kosovës”, organizuar nga Qendra për Hulumtim, Dokumentim dhe Publikim.
Kabashi-Ramaj tha se ky punim ka bërë një analizë së situatës së sigurisë në Kosovës.
Ajo tha se në Kosovë ka dështuar zhvillimi i demokracisë për shkak se nuk ka qytetarë aktivë dhe se pa e kaluar hendekun e sigurisë njerëzore nuk do të ketë qytetarë aktivë.
Drejtori i FES në Prishtinë, Frank Hantke tha se demokratizimi duhet të fillojë nga poshtë lart për të fuqizuar popullatën e Kosovës.
“Për qytetarët e Kosovës është me rëndësi sigurimi i një vendi të punës, sigurimi shëndetësor, shkollimi i duhur”, tha ai.
Hantke tha se kur qytetarët ndihen të sigurt atëherë kemi bërë një hap përpara në stabilitetin e rajonit. /kp