Aktuale

Ka prova të mjaftueshme, dhe shkaku i vdekjes së Deharit do të vërtetohet shpejtë

Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe qytetarë të Prizrenit, kanë ndezur sot qirinj për Astrit Deharin, i cili vdiq në burgun e Prizrenit.

Gashi në një prononcim për televizionin publik është shprehur se ka prova të mjaftueshme dhe vdekja e Deharit do të vërtetohet shpejtë.

Ndërkohë që kryeprokurori i cili po merret me rrethanat e vdekjes së Astrit Deharit, ka thënë se në afatin sa më të shkurtë do të dihen rrethanat e vdekjes së Deharit.

“Ajo cka është më vendimtare për ne është ekspertiza  mjeko-ligjore. Unë ju garantoj se në afatin sa më të shkurtë kohor do të kryhet e gjithë kjo çështje”, ka thënë Hoxha.