Ish-ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi, u përfol se do të udhëheq ndonjërën nga ministritë në Qeverinë Haradinaj, kjo për shkak të ndërmjetësimit në afrimin e deputetës Teuta Rugova me koalicionin PAN.
Me mungesën e Teuta Rugovës në sallë kur u votua për rizgjedhjen e Kadri Veselit në krye të Kuvendit, u mendua se edhe anëtarët e Listës Rugova, të ashtuquajtur sekserë, do t’i mungojnë përbërjes qeveritare.
Megjithatë Dardan Gashi, i kontaktuar nga Gazeta Express, ka thënë se është duke u diskutuar që ai ta udhëheq Ministrinë e Diasporës. Diçka e tillë u raportua edhe sot në media.
“Po diskutohet për diçka e tillë por nuk mund ta konfirmojë. Nesër kryeministri do të dalë me listën e emrave të ministrave”, ka thënë Gashi. /Express/