Kanë mbetur vetëm edhe pak ditë deri në datën kur edhe do të shfuqizohet Ligji për Faljen e Borxheve Publike ( 2 shtator 2016).
Kështu bën të ditur Kompania e Ujësjellësit Rajonal ”Prishtina” sh.a. të cilët kërkojnë nga qytetarët që në mënyrë të vazhdueshme të bëjnë pagesat e ujit dhe shërbimeve të tjera me qëllim të avancimit të punës së tyre.
“Kompania e Ujësjellësit Rajonal ”Prishtina” sh.a. është duke bërë përpjekje maksimale për kryerjen e shërbimeve sa më cilësore ndaj të gjithë konsumatorëve në zonën e shërbimit.
Kanë mbetur vetëm edhe pak ditë deri në datën kur edhe do të shfuqizohet Ligji për Faljen e Borxheve Publike ( 2 shtator 2016).
Ua kujtojmë edhe njëherë se, ky Ligj mundëson faljen e borxheve për periudhën ndërmjet viteve 1999-2008”, thuhet në njoftimin e tyre.
Personeli i KUR”Prishtina” sh.a. në Prishtinë thotë se është i gatshëm që bashkë me secilin konsumatorë, të gjejë zgjidhje optimale për çdo konsumatorë borxhli.
Thuhset se konsumatorët borxhlinj që e humbin këtë rast do të përballen me:
– Shkyçje nga rrjeti i furnizimit me ujë,
– Faturimin e shërbimit të vërejtjeve dhe shkyçjes-rikyçjes,
– Paditë Gjyqësore,
– Arkëtimi i dhunshëm përmes përmbaruesve privat./lajmi.net