ShowBiz

A ka hidhërim mes Dua Lipës e Rita Orës – babai i Duas i jep fund spekulimeve

Superyjet shqiptare, Dua Lipa dhe Rita Ora, patën vëmendje të veçantë në paraqitjet e tyre në Brit Awards 2018.

Dua Lipa e cila shkroi historinë me pesë nominime edhe në ceremoni vazhdoi duke shkruar histori me dy çmime të fituara. Ndërsa  Rita Ora, edhe pse e panominuar performoi në mënyrë fantastike duke rrëmbyer kritika pozitive.

Ishte spekuluar se Rita dhe Dua kanë mospajtim dhe hidhërim me njëra-tjetrën, e kjo ka ndikuar që të mos performojnë bashkë. Madje mosardhja e Dua Lipës në 10 vjetorin Pavarësisë së Kosovës ngjalli edhe më shumë dyshime.

Por të kundërtën e argumenton Dukagjin Lipa, babai i Duas, i cili ka postuar një foto në Instagram në përkrahje të Rita Orës.

Kështu i vihet fund spekulimeve për raporte të këqija mes Dua Lipës dhe Rita Orës.