Sport

Juventus arrin marrëveshje me Howedes (Foto)

Juventus dhe Schalke kanë arritur marrëveshje për Benedikt Howedes

Mbrojtësi gjerman, Benedikt Howedes nesër do të arrijë në Torino, ku do të kryej testet mjekësore, para se ët nënshkruajë kontratë me Juventusin.

Dy skuadrat janë marrë vesh që Howedes të huazohet për një sezon për 3.5 milionë euro, me të drejtë blerje në vitin 2018 për 8.5 milionë euro të tjera.

Howedes kështu do të jetë zëvendësues i Leonardo Bonuccit, i cili gjatë kësaj vere u largua për të kaluar në Milan. /Express/