Justin Bieber dhe Selena Gomez shkuan në kishë dy herë në ditë vikendin që e lam pasë.
Përveç kësaj, të dy gjithashtu kishin një takim në një restorant, i cili ishte mbyllur për klientët e tjerë, pasi kështu kishte kërkuar këngëtarja.
Burime të afërta me dyshen po thonë se ata janë duke i dhënë një shansë të re njëri tjetrit, për ta quar marrëdhënien e përbashkët në një nivel tjetër.
Por, në të vërtet, Justin e di se ai ende duhet ta bindë familjen e Selenës se ai e ka përmirësuar jetën e tij.
Vetë këngëtarja duket se është bindur në këtë aspekt dhe po ndihet mirë pranë Justin.