Alain Juppé e uroi të dielën në mbrëmje François Fillon për fitoren e tij të gjerë në zgjedhjet paraprake të së djathtës dhe i shprehu mbështetjen për zgjedhjet presidenciale të vitit 2017, në një deklaratë publike pas njoftimit të rezultateve të para tëturit të dytë të parparkeve.
Kryetari aktual i bashkisë së Bordosë, u shpreh, dukshëm i prekur, se tani e tutje do t’i kushtohej tërësisht detyrës të tij të kryetarit të bashkisë së Bordosë “që më ka dhënë dhe më jep shumë gëzim”.
“E uroj François Fillon për fitoren dhe i jap që sonte mbështetjen time, i uroj shumë fat në fushatën për zgjedhet presidenciale dhe fitore majin e ardhshëm”, deklaroi Juppé.
Duke shpjeguar se rezultati nuk ishte ai që kishte shpresuar, ai u shprehu mirënjohjen zgjedhësve dhe mbështetësve të tij.