Nënkryetari katalonas, Oriol Junqueras tha sot se autoritetet spanjolle nuk i lanë asnjë mundësi autoriteteve të rajonit, por vetëm të vazhdojnë me shpalljen e pavarësisë.
“Do të punoj për ndërtimin e republikës, sepse ne besojmë se ka një mandat demokratik për të krijuar një republikë të tillë”. Ka thënë Junqueras, partia e të cilit është në pushtet./KosovaPress/