Aktuale

Juncker: Vendet e Ballkanit nuk mund të hyjnë në BE pa zgjidhur mosmarrëveshjet kufitare

European Commission's President Jean-Claude Juncker delivers a speech as he makes his State of the Union address to the European Parliament in Strasbourg, eastern France, on September 14, 2016. / AFP / FREDERICK FLORIN (Photo credit should read FREDERICK FLORIN/AFP/Getty Images)

Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker paralajmëroi sot vendet e Ballkanit të cilat po përpiqen të anëtarësohen në BE se ato nuk do të pranohen derisa të zgjidhin të gjitha mosmarrëveshjet kufitare me fqinjët e tyre, transmeton zeri.info.

Junker u tha eurodeputetëve se “këto probleme duhet të zgjidhen para pranimit, përndryshe nuk do të ketë pranim”.

Sipas tij, Serbia dhe Mali i Zi mund të pranohen në BE në vitin 2025 nëse përmbushin të gjitha kushtet për anëtarësim.
Ky paralajmërim erdhi pasi kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkoviç foli për të ardhmen e BE para Parlamentit Evropian. Kroacia dhe Sllovenia, si anëtarë të BE-së, kanë një mosmarrëveshje kufitare që lindi nga shpërbërja e ish-Jugosllavisë në vitet 1990.