Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claud Juncker, deklaroi sot se nuk është për atë që vendet e Ballkanit Perëndimor së shpejti t’i bashkëngjiten Bashkimit Evropian, por njëkohësisht paralajmëroi se nëse do të privohen nga perspektiva evropiane “serish do të përjetojmë atë që kemi përjetuar në vitet e 1990”.
“Në këtë këndvështrim, stabiliteti i sistemit të Bashkimit Evropian është parakusht që Ballkani serish të mos jetë në luftë”, ka porositur Juncker.