Rajon & Botë

Juncker paralajmëron Turqinë: Rikthimi i dënimit me vdekje është ‘vija e kuqe’

Kreu i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker, ka paralajmëruar Turqinë se kthimi i dënimit me vdekje do të çojë në fundin e bisedimeve për anëtarësimin e këtij shteti në union.

Këto komente Juncker i bëri në një intervistë për gazetën Bild të Gjermanisë

“Nëse  dënimi me vdekje do të rivendoset në Turqi, kjo do të çojë në fundin e bisedimeve”, tha ai, transmeton KosovaPress.

Reagimi vjen pasi presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan deklaroi se pritet që Parlamenti turk të rivendosë dënimin me vdekje pas referendumit të muajit të ardhshëm.