Rajon & Botë

Juncker: Nuk kam telefon të mençur, Talini më ftoi me kartolinë

Presidenti i Komisionit Evropian sot në kryeqytetin e Estonisë Talin, duke paralajmëruar periudhën gjashtë mujore të kryesimit të BE-së, të cilin ky vend e nis nesër, pranoi se “ende nuk ka telefon të mençur” dhe se ftesën për të mbledhje e mori si në shekullin 19, me kartolinë, transmeton AFP.

Agjencia thekson se Jean-Claud Juncker këtë deklaratë e bëri në Estoni, e cila është e njohur për implementimin e teknologjisë digjitale.