Kryetari i Komisionit të BE-së, Jean-Claude Juncker, njoftoi se Julian Kingin e ka emërtuar si anëtar i Komisionit të BE-së përgjegjës për Sigurinë. Posti i King në Komisionin e BE-së do të përfundojë më 31 tetor 2019.
Ish-zyrtari më i lartë i Britanisë në BE, Jonathan Hill, kishte njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga posti i anëtarit në Komisionin e BE-së, pasi që vendi i tij kishte marrë vendim që të largohet nga BE-ja me anë të referendumit.
Komisioni i BE-së, ka gjithsej 28 anëtarë, një nga të gjithë shtetet anëtare të BE-së. Komisioni i BE-së vepron si organ ekzekutiv i BE-së. Komisioni gjithashtu përgatit projektligjet të cilat më pas i paraqit në Parlamentin Evropian dhe në Këshillin e BE-së. Instituti gjithashtu zbaton edhe buxhetin dhe programet e BE-së.
King para emërimit të tij në këtë post ishte ambasadori i Britanisë në Paris.