Julia Roberts ka pranuar se dikur ka qenë një shejtane egoiste.
Aktorja ka qenë yll i shumë filmave të Hollywood-it, por për “Harper’s Bazaar UK” ka zbuluar se gjithmonë nuk është sjellë mirë, transmeton KosovaPress.
“Isha prioritet i vetvetes. Kam qenë pak shejtane egoiste”, ka thënë Roberts.
Fituesja e Oscarit thotë se atë e ka ndryshuar takimi me Dani Moder, të cilin e njohu gjatë xhirimit të filmit “The Mexican” në vitin 2001.
Çifti ishte martuar në vitin 2002 dhe pati tre fëmijë.