Kombinati metalurgjik Jugohrom nuk të hapet pa i përmbushur kushtet për ambient të pastër, ka komentuar kërkesën për rihapje të metalurgjikut, ministri i Ekologjisë Bashkim Ameti.
Në pyetjen nëse do t’i merret tërësisht leja për punë kombinatit, ai tha se ministria do veprojë konform ligjit.
Por, Ministri Ahmeti nuk është përgjigjur në mënyrë precizë në pyetjen nëse i njëjti ligj dhe masat kundër ndotjes vlejnë njëjtë edhe për Ndërmarrjen Publike të Tetovës, e cila që prej vitesh grumbullon mbeturinat në sipërfaqe të hapur, ndërkohë që inspektorati i Ministrisë së Ekologjisë, nuk ndërmerr masa.
“Ju të gjithë, por edhe opinioni e din se NPK Tetova po punon në mënyrë intensive dhe e dini se Tetova sikurse vendet tjera, po zhvillohet intensivisht dhe ndërmarrja po bën punën e vet me ndërtimin e transfero stacionit”, deklaroi ministri Ameti.