ShowBiz

Ju kujtohet ‘Sulltanesha Hyrrem’? Shikoni si provokon tani (Foto)

Meryem Uzerli është mjaft aktive në rrjetet sociale, në veçanti në Instagram, ku numëron mbi 3.8 milionë ndjekës.

Aktorja publikon kohë pas kohë imazhe nga jeta e saj e përditshme, por edhe disa prej pozave të realizuar për revista të ndryshme, apo gjatë pjesëmarrjeve në organizime promovuese të serialeve apo filmave.

Këto ditë, 34-vjeçarja ka publikuar fotografi, ku shfaqet e veshur me një fustan, por në poza mjaft joshëse. Me këto imazhe, ajo e ka kujtuar kohën kur ka pozuar për versionin turk të revistës Elle, shkruan Telegrafi.

Natyrisht se kjo dukje është pëlqyer nga aktorja, prandaj ka vendosur që ta risjellë për ndjekësit e shumtë në rrjetet sociale.

Meryem është aktore dhe modele turko-gjermane, e cila u bë e njohur pikërisht me rolin e sulltaneshës Hyrrem nga seriali “Muhtesem Yuzyil” (2011–2013).

Me rolin e sulltaneshës, ajo u bë e popullarizuar edhe te publiku shqiptar, ndërsa mori kritika shumë pozitive dhe u vlerësua me disa çmime, në mesin e të cilëve edhe me çmimin ‘Flutura e Artë’ që u ndahet yjeve turke për sukseset në seriale televizive dhe në muzikë.

Aktorja ka lindur dhe është rritur në Kassel të Gjermanisë dhe pikërisht atje e nisi karrierën si aktore duke luajtur në seriale dhe filma gjermanë.