Kuriozitete

Ju irriton zëri juaj, kjo është arsyeja

Sipas ekspertëve kjo është mëse normale për personin që të irritohet nga zëri i vet.
Arsyeja është psikike, transmeton Klan Kosova.

Sipas Akademisë Amerikane të Otorinolaringologjisë veshi përbëhet nga tre pjesë të cilat funksionojnë si mekanizma deri në përcjelljen e tingujve drejt trurit i cili më pas i përpunon ato duke mundësuar kështu kundërpërgjigjen zanore.

Për këtë arsye kur dëgjojmë ndonjë zhurmë apo një zë të lartë ne frikësohemi apo reagojmë natyrshëm.
Sipas ekspertëve mospëlqimi i zërit tonë është proces natyror i lidhur me reagime psikike pasi njerëzit si qenie logjike gjithmonë janë të prirur drejt perfeksionimit