ShowBiz

Joshua – Klitschko, kjo është këngëtarja kosovare që ishte e pranishme në “Wembley” (Foto)

Dua Lipa së bashku me babain e saj, Dukagjinin, ishin të pranishëm në “Wembley” – për ta përcjellë meçin mes Anthony Joshuas e Wladimir Klitschkos.
Anthony Joshua është kampion i botës i peshave të rënda në boks në versionet WBA, IBF, dhe IBO.

Britaniku e mposhti ukrainasin, Wladimir Klitschko, me nokaut në një ndeshje spektakolare në Londër, raporton Gazeta Express.

Për ta përcjellë nga afër këtë meç, që u konsiderua si “meçi i shekullit”, ishte e pranishme në “Wembley” edhe këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, e cila u shoqërua nga babai i saj.

Ajo vazhdimisht postonte video në rrjetet sociale nga “Wembley”. /Express/