Ministri i Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe Boris Jonson ka paralajmëruar se Venezuela gjendet në prag të një katastrofe pasi që në zgjedhje, presidenti i këtij vendi Nikolas Maduro ka marr më shumë kompetenca.
“Venezuela gjendet në prag të një katastrofe, ndërsa qeverisja e Nikolas Maduro duhet të ndalet para se bëhet vonë. Më shumë se 100 n njerëz janë vrarë ndërsa demokracia dhe të drejtat e njerëzve janë të rrezikuara”, ka thënë Jonson në një deklaratë, ndërsa transmeton AFP.