Jonida Maliqi shprehet shumë e lumtur për pritshmërinë që po ju bëhet këngës së saj.
Jonida Maliqi në kuadër të koncerteve që mbahen para festivalit “Eurovision”, ka kënduar në Spanjë, shkruan lajmi.net.
Ashtu sikurse në vendet e tjera ku performoi “Ktheju tokës”, edhe atje u prit shumë mirë nga publiku.
Në një postim që bëri në Instagram, këngëtarja u shpreh se po jeton ëndrrën e “Eurovisionit”.
“Natë magjike në Madrit!! Po e jetoj ëndrrën e Eurovisionit ❤🇦🇱🙏”, ka shkruar ajo. /Lajmi.net/