ShowBiz

Jonida Maliqi, këngëtarja shqiptare me stilin më të veçantë?

Këngëtarja e njohur shqiptare Jonida Maliqi, është divorcuar nga bashkëshorti i saj pas 17 vitesh martesë, shkruan Gazeta Blic.

Por, megjithatë pas gjithë kësaj ajo siç duket ka vazhduar jetën, madje duke shijuar çdo moment të jetës. Jonida është aktive edhe në rrjetet sociale e cila publikon imazhe të llojllojshme, por ajo që e karakterizon dhe që e bënë të dallohet nga artistet e tjera është stili unik i Jonidës.

Përveç veshjeve luksoze dhe dukjes, Jonida nuk heziton të merr nganjëherë edhe poza provokative, që bie në syrin e vëmendjes.

Në projekte muzikore nuk është edhe aq aktive, por megjithatë fansat e saj i mban më shumë me anë të imazheve të publikuara. Në rrjetin social ‘Instagram’, këngëtarja shqiptare numëron 300 mijë ndjekës, prej të cilëve merr komente të shumta./GazetaBlic./