Jonida Maliqi ka zgjedhur një mënyrë totalisht ndryshe nga vajzat e tjera për të festuar ditëlindjen. Nëse shumica e femrave zgjedhin të mos e deklarojnë më moshën në rrjetet sociale, pasi i kalojnë të tridhjetat, këngëtarja nuk e ka aspak problem këtë pjesë.
Ajo ka publikuar një foto në llogarinë e saj në Instagram me vitin e lindjes duke shtuar “Limited edition…prodhim i limituar”. Nga viti i publikuar, 1983, Jonida Maliqi mbush sot 34 vjeç.
Drejt saj kanë vërshuar qindra mesazhe dhe komente urimi në këtë ditë speciale.