Rajon & Botë

Johnson: Tramp do ta vizitojë Mbretërinë e Bashkuar

Vizita e planifikuar e Presidentit amerikan, Donald Trump në Mbretërinë e Bashkuar do të realizohet edhe pse data ende nuk është caktuar, tha sot ministri i Jashtëm britanik, Boris Johnson.

Kjo deklaratë e ministrit Johnson u bë, pas raportimit të mediave britanike, për shtyrjen e vizitës së presidentit amerikan.