Rajon & Botë

Johnson shtyn vizitën në Rusi për shkak të Sirisë

Shefi i diplomacisë britanike, Boris Johnson njoftoi të shtunën se ka shtyrë vizitën e planifikuar në Moskë për datën 10 prill, pas zhvillimit të ri të situatës në Siri, ku SHBA-të kryen sulm ajror në shenjë hakmarrje ndaj një sulmi të mëhershëm të regjimit Bashar al Asad me gaz helmues nga i cili humbën jetën 86 persona.

“Prioritet imi tash është të vazhdoj kontaktet me SHBA-të dhe të tjerët në prag të takimit të G7 më 10 dhe 11 prill, për të bërë koordinimin e mbështetjes ndërkombëtare për ndërprerjen e zjarrit në terren dhe intensifikimin e procesit politik”, ka thënë Johnson në kumtesë.