Ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe Boris Johnson, ka thënë se Britania do të vazhdojë ta përkrhaë shtetin e Kosovës. Ai në seancën pleanre e cila po mbahet në Kuvendin e Kosovës, tha se Kosova mund të jetë shembull për të mirë për shtetet e tjera.
“Mendoj që Kosova mund të jetë një shembull i fuqishëm për vendet e tjera. Jam i kënaqur që Britania ishte ndër vendet e para që e ka njohur Kosovën. Ne ishim dhe jemi aleat të Kosovës”, ka deklaruar ai.
Ai më pas, ka thënë se e kujton kohën kur Kosova digjej nga lufta.
“Ishim shumë të gëzuar dhe mbaj mend që kam parë xhamitë dhe fshatrat duke u djegur nga forcat tërheqëse”, ka shtuar ai.
Johnosn më tej, ka theksuar se mban mend shprehjen në fytyrat e refugjatëve, që siç thotë ai, ishin kapluar nga frika. /Zëri