Aktuale

Johnson kërkon hetime transparente për vdekjen e Astrit Deharit

Ministri i Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe Boris Johnson tha se Britania dëshiron që Kosova ta ketë një paqe dhe stabilitet në tërë Ballkanin Perëndimor dhe këtu duhet të vendoset marrëdhënia e raporteve me Serbinë.

Duke folur në seancën solemne që është mbajtur për nder të tij Jonhson tha se pavarësisht se e kaluara e Kosovës është plot dhimbje dhe se askush nuk pret që ato dhimbje të harrohen por sipas tij Kosova duhet të ketë raporte të mira me Serbinë.

Nevojitet dëshirë e njëmend për t’i korrigjuar gabimet e të kaluarës. Fajtorët në të dy anët duhet të ndëshkohen dhe këtu ka rëndësi bashkëpunimi për Gjykatën Speciale”, tha Johnson gjatë adresimit të tij para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Ministri i Punëve të Jashtme të Britanisë i ka shprehur ngushëllime familjes së Astrit Deharit me rastin e vdekjes së dyshimtë të tij dhe ka kërkuar hetime transparente për të ndriçuar këtë rast.

Boris Johnson ka arritur sot në një vizitë në Kosovë ku do të ketë disa takime me krerët e lartë të shtetit./KosovaPress/