Rajon & Botë

John Kerry oficer i Legjionit të Nderit të Francës

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry nga sot është bërë oficer në Legjionin e Nderit të Francës, pasi ministri i Jashtëm francez, Jean-Marc Ayrault ia dha medaljen e këtij legjionit.

Sekretarit Kerry iu dorëzua Urdhri i Legjionit të Nderit të Francës, pasi të dy zyrtarët diskutuan për luftën në Siri, njoftoi AP, transmeton KosovaPress.

Duke e quajtur atë një mik i Francës, ministri i Jashtme Ayrault njoftoi se Kerry e ka merituar këtë çmim për përpjekjet e tij të palodhshme në favor të paqes.

Duke pranuar çmimin, Kerry me emocione e përshëndeti Napoleonin për krijimin Legjionit dhe tha se e kujton vizitën në Normandi, në plazhet e “D-Day”, si një fëmijë me nënën e tij franceze, duke shikuar britmën e saj.

“Kjo është dita kur kam filluar të kuptoj koston e luftës dhe nevojën për të gjithë ne për të luftuar gjithmonë për paqen”, tha Kerry.

Kerry ka vizituar Parisin shumë herë si sekretar shteti, ku ka pasur takime të nivelit të lartë diplomatik për luftën në Siri, Ukrainë dhe pikat tjera të nxehta./KosovaPress/