Figurat kryesore të demokratëve janë rreshtuar njëzëri kundër kandidatit republikan për president të ShBA-së, Donald Trump, gjatë punimeve të Konventës së Demokratëve në Filadelfia, por më i pamëshirshmi nga të gjithë është treguar zv.presidenti, Joe Biden.
Biden e ka quajtur Trumpin si kandidatin më të pakualifikuar të historisë së zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara, shkruan CNN, përcjell Express.
Ai akuzoi atë për naivitet në politikën e jashtme, çështjet e sigurisë, madje edhe në ekonomi, përkundër faktit se Trump është një miliarder. “Asnjë kandidat i asnjë partie nuk ka qenë ndonjëherë kaq i papërgatitur për t’u bërë ballë sfidave tona kombëtare”, tha Biden.