Rajon & Botë

Joe Biden fiton nëntë nga 14 shtetet

Zgjedhjet presidenciale në SHBA priten të mbahen në fund të këtij viti. Në garën për të zgjedhur kandidatin demokrat për këto zgjedhje, Joe Biden ka fituar nëntë nga 14 shtete që kanë votuar.

Biden i cili ishte nënpresident i SHBA-së, fitoi në Teksas, Masaçusets, Minesota, Oklahoma, Arkansas, Alabama, Tenesi, Karolinën e Veriut dhe Virgjinia, përcjell lajmi.net.

Senatori, Bernie Sander po parshikohet të fitojë në Kalifornia dhe në tre shtete të tjera.

Kundërshtarët e senatorit Sanders thonë se një socialist i cili përshkruan vetën si demokrat, nuk mund të fitojë votuesit që ende janë të lëkundur. Ndërsa, Biden paraqet veten një pragmatist i fuqishëm i cili do të sjellë ndryshim në SHBA.

the authorGazetaKNN