Rajon & Botë

Joe Biden e quan Serbinë Kroaci gjatë vizitës në Serbi

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, ka bërë një lëshim aksidental gjatë vizitës që i bëri Serbisë të martën, duke e quajtur Serbinë Kroaci gjersa po fliste në një konference për media bashkë me Kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Biden ishte për vizitë në Serbi në kuadër të turneut të tij treditor në Ballkan.

Sputniknews e ka cituar Biden duke thënë: “Kjo s’është hera e parë që jemi takuar… mendoj se jemi bërë miq. Vizita ime sot është shumë më e shkurtër, ama besoj se kemi arritur një marrëveshje të madhe. Kryeministri [i Serbisë Vuçiq] dhe unë kemi pasur rastin të njohim njëri-tjetrin gjatë disa viteve të fundit dhe e them me sinqeritet se unë bashkë me presidentin Obama e respektojmë lidershipin që ju e keni treguar në disa momente tepër sfiduese, zotëri kryeministër, dhe vizionin tuaj pozitiv për të ardhmen e Kroacisë.”