Aktuale

Jill Biden arrin në Manastirin e Graçanicës (Foto)

Zonja e dytë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jill Biden, ka arritur në Manastirin e Graçanicës.

Zonja Biden, ka ardhur në Kosovë për ta shoqëruar bashkëshortin e saj Joe Biden, zëvendëspresidentin amerikan, bashkë me dy nipërit e tyre, fëmijët ë të ndjerit Beau Biden, emrin e të cilit do ta marrë një rrugë në fshatin Sojevë të Ferizajt.

Vizita në Manastirin e Graçanisës, është cilësuar si jozyrtare nga Ambasada e Amerikës në Kosovë dhe ajo nuk do të japë prononcim për media.