Mbrëmë në Stara Grackë të Lipjanit ka ndodhur në incident.
Incidenti ka ndodhur në parkun e lojërave në Stara Grackë, ku sipas medieve serbe “shqiptarë ka në sulmuan fëmijë serbë të moshës së vogël”.
Ndërsa, këtë incident e ka dënuar edhe zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës dhe ministri për Komunitete e Kthim Dalibor Jevtiq.
“Ky është provokim i rrezikshëm për të cilin përgjegjësit duhet të arrestohen menjëherë dhe tu përcaktohen sanksione aktorëve, sepse ata janë të njohur për policinë Është jashtë çdo logjike provokimi dhe sulmi ndaj të cilët nuk janë fajtorë për asgjë dhe të cilët me asgjë nuk kanë mundur të provokojnë diçka të tillë”, ka thënë Jevtiq.
Ai ka shtuar se aq më shumë, pasi që në rrëmujën e përgjithshme që u krijua gjatë përpjekjes për t’u mbrojtur fëmijët , në duart e nënës është lënduar foshnja gjashtë mujore”.
Sipas tij bashkëjetesa dhe besimi i ndërsjellë nuk ndërtonin në këtë mënyrë.
“Nëse ju mendoni se duhet të ndërtojmë një të ardhme të përbashkët, incidentet në të ilat pala serbe është e dëmtuar duhet të minimizoen në pothuajse zero”, ka thënë Jevtiq, shkruan Kurir. /Lajmi.net/