Pavarësisht paralajmërimit se Lista Serbe do ta lëshojë qeverinë, përfaqësues të kësaj partie po marrin pjesë në mbledhjen e sotme të qeverisë.
Ministri për kthim dhe komunitete, Dalibor Jevtiç, është parë të ketë hyrë në ambientet ku po mbahet mbledhja e sotme e qeverisë. Ky i fundit pjesëmarrjen e kishte paralajmëruar edhe gjatë ditës së djeshme./Lajmi.net/






















