Labi më në fund publikon duetin me motrën.
Labinot Tahiri ka ditë që e kishte paralajmëruar bashkëpunimin e parë me motrën e tij, Sarandën, shkruan lajmi.net.
Ai kishte planifikuar që projektin në fjalë ta lansojë javën e kaluar, por e kishte shtyrë në shenjë solidarizimi me familjet e mërgimtarëve që vdiqën aksidentalisht në Gjermani.
Por, dyshja tashmë e publikuan duetin “Jeto në mua”, këngë të cilës ia shoqëaruan edhe klipin.
Në një postim në Instagram, Labi shkruan “Dëgjim të këndshëm dhe faleminderit për sygjerimin që me keni dhënë qe sa kohë që unë dhe Saranda ta kemi një këngë!
Ju duam🌹🕊🌹”.





















