Aktuale

Jessen-Petersen: Bajram Rexhepi ishte njeri dhe politikan i mirë

Ish i dërguari special i sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Soren Jessen-Petersen, përmes një telegrami dërguar kryeministrit në detyrë Isa Mustafa, i ka shprehur ngushëllime qeverisë, popullit të Kosovës dhe familjes Rexhepi, për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Bajram Rexhepi.

Në telegram, Jessen-Petersen ka shprehur pikëllimin e tij të thellë për ndarjen nga jeta të Bajram Rexhepit, duke vlerësuar lart cilësitë njerëzore dhe politike të tij.

“Me pikëllim të thellë mësova se miku im Bajram Rexhepi është ndarë nga jeta. Bajrami ishte kryeministri i parë me të cilin kam punuar si përfaqësues special në Kosovë. Kam kujtime të mira gjatë punës me një njeri dhe politikan aq të mirë, të përkushtuar dhe dashamirës. Vdekja e tij është humbje për Kosovën, për familjen dhe miqtë e tij. Dëshiroj t’ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta, përmes jush, për Qeverinë dhe popullin e Kosovës si dhe për familjen Rexhepi”, ka shkruar Jessen-Petersen.