Kandidati presidencial në zgjedhjet e kaluara, Vuk Jeremiq ka thënë se nuk ka mënyrë më të mirë për vazhdimin e luftës politike se sa krijimi i organizatës së re politike.
“Planifikoj që në tërësi t’ia kushtoj krijimit të një organizate të tillë, por nuk jam i preokupuar me nevojën që të jem domosdo në krye të saj”, ka thënë Jeremiq për “Nedeljnik”.