ShowBiz

Jepet sinjal për një projekt të ri nga Unikkatil

Është dhënë një sinjal lidhur me projektin e ri të reperit Unikkatil.

Bashkëpunëtori i kahmotshëm i reperit Unikkatil e ka paralajmëruar në mënyrë indirekte një projekt të ri nga ai.

Klepto e ka publikuar një foto në llogarinë e tij në Instagram në të cilën shihet me Unikkatilin dhe mbishkrimi që i ka vënë fotos ka lënë të kuptohet se shumë shpejtë do të vijë një këngë e re nga reperi.

“Qka po thuni ju a ju ka mar malli me ni diqka të re 💯🙌🇦🇱Unikkatil, legjendë e gjallë”, ka shkruar ai pranë imazhit të publikuar./Lajmi.net/

the authorBurbuqe Metolli