Rajon & Botë

Jep dorëheqjen përfaqësuesi special i Netanyahut

Përfaqësuesi diplomatik special i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe këshilltari i tij për një kohë të gjatë, Yitzhak Molcho njoftoi sot dorëheqjen pas kritikave mbi natyrën e misionit të tij.

“Ju kërkoj të më lironi nga funksionet e mia të përfaqësuesit special dhe këshilltarit diplomatik të kryeministrit”, shkruan Molcho për Netanyahun në një letër të publikuar nga zyra e kryeministrit.

Ai drejtoi negociatat me palestinezët dhe ishte përfaqësuesi i Netanyahut për zgjidhjen e çështjeve të ndjeshme me Jordaninë dhe Egjiptin, dy vende fqinje me të cilat Izraeli ka nënshkruar paqe.