Aktuale

Jep dorëheqje shefi i AKI-së, Agron Selimaj

Shefi i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Agron Selimaj ka dhënë dorëheqje nga ky post. Në letrën që është publikuar në faqen zyrtare të AKI-së, e që është klasifikuar si “e kufizuar”, Selimaj nuk ka shkruar asnjë arsye të dorëheqjes së tij.

Krejt në fillim të saj, ka thënë se pas shtatë viteve punë në këtë institucion, “ka ardhur koha që me familjen e tij të fillojnë një kapitull të ri”.