Kryetari i komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi ka dhënë të premten dorëheqje nga ky post, të cilën e ka arsyetuar me ndërprerjen e koalicionit me partinë e Lëvizjes për Veprim Demokratik të Riza Halimit.
Arifi ka akuzuar Halimin se nuk ka respektuar parimet e marrëveshjes së koalicionit, në bazë të të cilit ai ishte bërë kryetar i komunës së Preshevës.