Shëndetësi

I jep djalit kanabis që t’ia lehtësojë dhimbjet e kancerit, por ndodh e pabesueshmja

Callie Blackwell ka rrëfyer historinë e pabesueshme që ka ndodhur me djalin e saj, i cili ishte i sëmurë nga kanceri.Përkundër transplantimit të kockave që ju kishin bërë djalit të saj, shpresa se ai mund të jetonte ishte zbehur.Callie e cila jeton në fshat të vogël në Norflok, ka rrëfyer agoninë e saj në lidhje me lajmin se djali i saj, 14-vjeç, s’do të jetonte shumë.

Megjithatë, përkundër terapive dhe kimioterapive që merrte djaloshi, dhembjet ishin të mëdha, rrëfen ajo.“Më qe na ishte thënë se tanimë Deryn po luftonte për jetën, unë dhe burri im Simon, morëm një vendim drastik. Vendosëm që atij t’i japim vaj kanabisi vetëm për t’ia lehtësuar dhembjet”, ka theksuar ajo.

Nga kanabisi ata krijuan vaj të cilën me një sasi të vogël vendosën t’ia japin djalit të tyre.“Djali u qetësua menjëherë”, ka shtuar ajo.Por ajo që ndodhi më pas ishte e jashtëzakonshme.

Prej kohës që ai kishte konsumuar vaj kanabisi, gjendja e tij shëndetësore ishte përmirësuar.Deryn ka arritur t’i mbijetojë kancerit dhe të shijojë jetën në vazhdim.“Unë nuk mund të them që vaji i kanabisit ka shëruar djalin tim, por një mrekulli ka ndodhur”, ka shtuar Callie.