ShowBiz

Jennifer në bashkëpunim me ish bashkëshortin

Jennifer Lopez po përgatitet për një album të ri.

Albumi i saj do të jetë në gjuhen spanjolle dhe e veçantë e këtij lajmi është se producent i saj është ish bashkëshorti i Jennifer, Marc Anthony, transmeton KosovaPress.

Ky kthim i saj në bashkëpunim me Marc Anthonyn është bërë lajm në shumë media, duke hedhur dyshime se mos kjo do të thotë edhe kthim në lidhje sentimentale nga dyshja e famshme.