Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez janë parë së bashku të mërkurën dhe sipas disa burimeve thuhet se ata janë të dashuruar mes vete, shkruan Huffington Post.
Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez kanë qenë duke u takuar për disa javë. Edhe pse është parë të jetë e kënaqur nën shoqerinë e Alexit, këngëtarja është shfaqur mjaft e kujdesshme, veçanërisht nga mediet, transmeton KosovaPress.
Ndër të tjera thuhet se mundësitë për të qenë duke u takuar janë mjaft të mëdha pasi që dyshja kanë shumë gjëra të përbashkëta duke filluar nga rrënjët e tyre latine, dashuria për New York-un si dhe për fëmijët e tyre.
Alex Rodriguez ka qenë më parë në lidhje me Cameron Diaz, Maddonen, Kate Hudson, derisa Jennifer Lopez që nga ndarja nga Marc Anthony nuk është raportuar të jetë duke dalur me dikë, së fundi edhe spekulimet për një lidhje të mundshme me këngëtarin Drake, i ka mohuar.