Jennifer Lopez ka postuar një foto në rrjetin social Instagram dhe menjëherë e ka fshirë atë.
Këngëtarja 47 vjeçare është mjaft aktive në rrjetet sociale dhe në insta story-n e fundit, ajo kishte ngjallur shumë spekulime se kush kishte qenë personi pranë saj.
Edhe pse në foto nuk është parë aq qartë, është menduar të ketë qenë i dashuri i përfolur i saj, bejsbollisti Alex Rodriguez.
Për një gjë të tillë nuk ka ende konfirmim, shkruan KosovaPress.
Një burim i afërt me çiftin e përfolur, ka thënë se ata kanë qenë duke u shoqëruar me njëri-tjetrin javëve të fundit dhe se kjo gjë është duke u mbajtur shumë fshehtë.