Këngëtarja dhe aktorja amerikane, Jennifer Lopez i dhuroi dje një milion dollarë Porto Rikos, gjatë një fushate në Nju Jork për të ndihmuar këtë ishull të shkatërruar pesë ditë më parë nga cikloni Maria.
Jennifer Lopez, që ka lindur në Nju Jork me prindër portorikanë, shpjegoi se ky dhurim do të shpërndahet në shumë organizata bamirëse dhe që do të punojë bashkë me yjet të tjera amerikanolatine për të ndihmuar këtë ishull.
Cikloni ka shkaktuar të paktën 33 viktima në Porto Riko dhe në Republikën Domenikane, vetëm disa ditë pas kalimit të uraganit të fuqishëm Irma.
Porto Riko u përball pas kalimit të uraganit Maria me përmbytje dhe shira të rrëmbyer.
Ky territor amerikan me 3,4 milionë banorë është aktualisht pa elektricitet dhe kjo situatë mund të zgjasë disa muaj, si dhe me një rrjet telekomunikimi gati krejtësisht të shkatërruar.