J. Lo dhe Maluma po vijnë me bashkëpunim.
Dy emrat e njohur, Jennifer Lopez dhe Maluma, kanë bashkuar idetë për projektin e ri, shkruan lajmi.net.
Një gjë të tillë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes rrjetit social Instagram, në të cilën ajo ka pozuar së bashku me këngëtarin Maluma.
Dyshja janë shfaqur me shumë stil në imazhet e postuara.
Kujtojmë se J.LO ka qenë duke u izoluar së bashku me pjesëtarët e tjerë të familjes, për shkak të pandemisë COVID-19.